Maqedoni

Mot me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë

16.09.2016 09:08

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi jugperëndimor....

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 16 gradë, ndërsa e ditës prej 26 deri 32 gradë.
 
Në Shkup do të jetë mot me diell me erë të lehtë jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 13, ndërsa ajo ditore deri në 31 gradë.
 
Të shtunën pasdite dhe të dielën do të jetë mot jostabil me zhvillim lokal të vranësirave konvektive të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Më shumë kushte për destabilitet do të ketë në pjesët perëndimore dhe juglindore të vendit.
 
Ndryshim më të dukshëm të motit do të ketë të hënën kur do të mbizotërojë mot me vranësira dhe i freskët me reshje të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperatura dukshëm do të shënojë rënie, ndërsa vende-vende do të jetë edhe për rreth dhjetë gradë më e ulët në krahasim me ditët paraprake./Mia