Botë

Bratislavë, BE diskuton për të ardhmen

16.09.2016 10:25

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u ka bërë thirrje liderëve të Bashkimit Europian që t’i marrin problemet e vendeve anëtare...

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u ka bërë thirrje liderëve të Bashkimit Europian që t’i marrin problemet e vendeve anëtare me shumë seriozitet pas vendimit shokues të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE.
 
Ata janë mbledhur në Bratislavë në një takim pa Britaninë e Madhe, ku do të diskutohet për mënyrat e rikthimit të besimit në BE-në.
 
Ky takim nuk do të diskutojë për negociatat me Britaninë, mirëpo do të fokusohet në të ardhmen e 27-të vendeve anëtare.
 
Zyrtarë të BE-së kanë thënë qëndrimet rreth emigrantëve, se do të jenë çështja kryesore e diskutimit.