Botë

Ankara, mbyllet Ambasada britanike për shkaqe sigurie

16.09.2016 12:25

Ambasada e Britanisë së Madhe në Ankara sot do të mbyllet për shkaqe sigurie, kumtoi Ambasada...

Ashtu sikur një numër i madh i misioneve diplomatike në Turqi, edhe Ambasada britanike do të mbyllet.
 
Edhe pse ishte e planifikuar që menjëherë pas përfundimit të festes së Kurban Bajramit e njëjta të rihapet, kjo nuk do të ndodhë, thonë zyrtarë nga Ambasada britanike në Turqi.
 
Shkak për mbylljen është frika nga sulmet e mundshme terroriste. Edhe Ambasada e Gjermanisë në Ankara kumtoi se do të "punojë me kapacitet të kufizuar" dhe "do të mbetet e mbyllur për opinionin".
 
Gazeta "Bild" njoftoi se për shkak të frikës nga sulmet nuk do të punojnë as shkollat gjermane në Turqi.
 
Turqia këtë vit ishte cak i disa sulmeve nga xhihadistët dhe ekstremistët kurdë, ndërsa ambasadat përkohësisht u mbyllën për shkaqe sigurie.