Botë

Kriza e refugjatëve, edhe pesë trupa të pajetë pranë brigjeve italiane

16.09.2016 12:53

Edhe pse jo përherë, në sytë e medias dhe të politikanëve tragjedia në ujërat e Mesdheut vazhdon...

Rojet bregdetare italiane nxorën nga deti edhe pesë trupa të pajetë pranë portit të Augustës, ku zbarkojnë me qindra emigrantë të mbetur në mëshirën e dallgëve pranë brigjeve libiane.

Shkaqet e sakta të këtyre vdekjeve nuk dihen ende, por, sipas zyrtarëve italianë, emigrantët shpeshherë udhëtojnë në kushte çnjerëzore, e ka raste kur më shumë se 100 persona ngjeshen nëpër gomone që nuk i mbajnë dot aq shumë persona.

Italia përbën pikësynimin e mijëra vetëve që i largohen varfërisë dhe konflikteve, duke mbushur mjetet lundruese të trafikantëve.

Këta të fundit e kanë shfrytëzuar sa kanë mundur vakuumin e rendit dhe ligjit në Libi, duke e përdorur vendin e përfshirë nga kaosi si platformën e biznesit të tyre.

Nisja e migrantëve në mëshirë të detit ndodh më pak se 500 km larg ishullit italian të Sicilisë.