Maqedoni
Orban kundër anulimit të mëtejshëm të zgjedhjeve në Maqedoni
16.09.2016 13:28
Kryeministri hungarez Viktor Orban në fjalimin e tij në universitetin Andrashi në Budapest është përqendruar edhe tek Maqedonia...

Kryeministri hungarez Viktor Orban në fjalimin e tij në universitetin Andrashi në Budapest është përqendruar edhe tek Maqedonia, duke kritikuar anulimin e disahershëm të zgjedhjeve të parakohshme, për të cilat ka thënë se ka ndodhur nën presionin e faktorëve të jashtëm.
"Ne nuk mund ta trajtojmë Ballkanin si një pikë të zezë. Nuk mund ta injorojmë atë që politikani më i popullarizuar në Bosnjë është Erdogani, ta injorojmë atë që zgjedhjet demokratike në Maqedoni mbahen nën ndikimin e faktorëve të jashtëm politik", ka thënë Orban, në pyetjen rreth politikës ballkanike të Hungarisë dhe krizës së refugjatëve që u shpërnda në rajon.
Orban, i cili u promovua si lider i grupit të shteteve anëtare të Evropës së Mesme në Bashkimin Evropian, e mbështet Maqedoninë në FIllimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe u angazhua për ruajtjen e kufirit Maqedoni-Greqi ende të mbyllur për lëvizjen e refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Afërt.
