RUSI-UKRAINË

Ukrainë:Të vrarë dhe të plagosur në Sllovjansk

13.04.2014 18:36

Ministria e brendshme e Ukrainës thotë se ka “të vrarë dhe të plagosur në të dy palët” në operacionin “antiterror” në qyetin lindor, Sllovjansk……

Ministria e brendshme e Ukrainës thotë se ka “të vrarë dhe të plagosur në të dy palët” në operacionin “antiterror” në qyetin lindor, Sllovjansk.

Ministri i brendshëm i përkohshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka shkruar në faqen e tij në Facebook, se sot një oficer i forcave të sigurisë së Ukrainës është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, në luftimet e armatosura me aktivistët prorusë. Ai ka thënë se ka “numër të paidentifikuar” të viktimave në anën e separatistëve.

Avakov tha se afro një mijë vetë po i mbështesin separatistët, të cilët kanë filluar t’i përdorin civilët si “mburojë e gjallë”. Mëtutje, ministri ka theksuar se forcat e sigurisë po “rigrupohen”, por nuk ka dhënë më tepër detaje. 

Sllovjansk është njëri nga qytetet në pjesën lindore të Ukrainës, ku dje aktivistët e armatosur prorusë e kanë marrë kontrollin ndaj stacioneve të policisë.