Maqedoni

Ademi – Danielson: Respektim të marrëveshjeve dhe mbështetje PSP-së

16.09.2016 13:49

Gjatë vizitës së punës në Bruksel, zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Arbër Ademi...

Gjatë vizitës së punës në Bruksel, zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Arbër Ademi, realizoi takim edhe me drejtorin gjeneral në Drejtorinë për zgjerim dhe politikë fqinjësorë në Komisionin Europian, Christian Danielsson.
 
Dy bashkëbiseduesit konstatuan se vlerësimi i liderëve politik për kushtet e përmbushura për organizimin e zgjedhjeve parlamentare është një hap pozitiv.
 
Gjatë periudhës së ardhshme është e nevojës të bëhen përpjekje që të organizohen zgjedhje demokratike, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse, rezultatet e së cilave do të pranohen gjerësisht.
 
Ademi theksoi se vazhdon përkushtimi për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, e cila paraqet gurthemel për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në vend.
 
Bashkëbiseduesit u dakorduan se duhet të vazhdojë mbështetja për punën e Prokurorisë Speciale Publike.
 
Në këtë kontekst bashkërisht u konstatua se duhet të vazhdojë praktika e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë mes institucioneve shtetërore dhe Komisionit Europian, me qëllim të adresohen rekomandimet nga mësimet e marra deri më tani dhe të sigurohet zbatim më efikas i projekteve.