Maqedoni

Bogovinë, projekti i vendosjes së orëmatësve të ujit

16.09.2016 16:32

Kreu i Komunës së Bogovinës dhe ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti, të shoqëruar edhe nga ambasadori i ShBA-ve në vend, Xhes Bejli...

Kreu i Komunës së Bogovinës dhe ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti, të shoqëruar edhe nga ambasadori i ShBA-ve në vend, Xhes Bejli, kanë promovuar projektin e vendosjes së orëmatësve të ujit, kjo si pjesë e projektit për mbrojtje nga ndryshimet klimatike.
 
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, theksoi se ky projekt ka zgjatur disa vite dhe kurorëzimi i këtij projekti ka qenë furnizimi me orëmatësit për ujë për disa vendbanime.
 
“Fillimisht kemi marrë masa dhe aktivitete për caktimin e hapësirave për gjelbërim, pastaj kemi mbjellë dru dhe në fund kemi përpiluar strategji. Kurora e këtij projekti ka qenë furnizimi dhe sigurimi me orë për matjen e ujtitë të pijshëm për katër vendbanime”,- deklaroi kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.
 
“Është kënaqësi e madhe për mua që të jem sot në Bogovinë për të parë nga afër rezultat e këtij projekt mjaft të rëndësishëm. ShBA-të kanë filluar projektet me komunat që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike para katër vitesh, me qëllim që t’u ndihmojmë komunitetin për të kontrolluar dhe adaptuar efektet e ndryshimit klimatik”,- tha ambasadori i ShBA-së, Xhejs Bejli.
 
“Jemi sot këtu për të promovuar projektin i cili realizohet nga “Milioni kontakt” në Maqedoni dhe financohet nga USAID-i amerikan në komunën e Bogovinës. Ne shpresojmë se me vendosjen e ujëmatësve do të rritet edhe kujdesi i njerëzve, për harxhim të qëndrueshëm dhe për ujë të pijshëm”,- theksoi ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti.
 
Në këtë eveniment kanë marrë pjesë edhe kryetarë të tjerë të komunave përreth, tek të cilët pritet muajve të ardhshëm të fillojë realizimi i këtij projekti, në bashkëpunim me Ambasadën amerikane dhe Ministrinë e Ekologjisë.
 
VISAR SADIKI