Maqedoni
VMRO-DPMNE: PSP joprofesionale dhe me prapavijë politike
16.09.2016 16:41
VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar Prokurorinë Speciale për punë joprofesionale dhe nën ndikim partiak...

Ilia Dimovski nga kjo parti i pyetur të komentojë dy paditë e para të PSP-së, tha se ka të paktën dy raste për të cilët Specialja veproi në mënyra të ndryshme.
“Si shembull rasti me transportin e fëmijëve në Manastir dhe Strumicë. Në Manastir e ndjekin kryetarin e komunës, ndërsa për punë të njëjtë, që kushtojnë tre herë më shumë nga ajo në Manastir, në Strumicë, nuk ka kurrfarë procedure apo hetim për kryetarin e Srrumicës. Po ashtu për zhvillime të njëjta, protesta, disa që kishin pasur vetëm orientim të djathtë, orientim konservativ, Specialja zhvillon hetime, ndërsa për protesta që ishin shumë më të dhunshme dhe shumë më agresive, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare ndaj shtetit, nuk ka kurrfarë procedure”,- deklaroi Ilija DImovski nga VMRO-DPMNE.
Sipas Dimovskit, janë të dukshme standardet e dyfishta dhe qëllimet politike të Prokurorisë Speciale.
ERSAN PAJAZITI
