KILI

Kili, zjarri vret 4 persona, shkrumbon 500 shtëpi

13.04.2014 18:38

Një zjarr i furishëm përfshiu një qytet kilian të dielën, duke lënë të paktën 4 viktima dhe shkatërruar mbi 500 shtëpi, thanë zyrtarët………

Një zjarr i furishëm përfshiu një qytet kilian të dielën, duke lënë të paktën 4 viktima dhe shkatërruar mbi 500 shtëpi, thanë zyrtarët.

Të paktën 1 person është plagosur nga flakët, të cilat kanë përfshirë mbi 660 hektarë, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Emergjencave në Kili. Erërat e forta ndihmuan në përhapjen e flakëve drejt qytetit të Valparaiso-s, në brigjet e Paqësorit, ndërkohë një pamje satelitore e marrë nga Google tregon se flakët kanë arritur deri në 2 milje afër qytetit fqinj të Vina del Mar.

Më shumë se 500 zjarrfikës nga 7 provinca dhe disa helikopterë janë munduar t’i shuajnë ato, por erërat i kanë vështirësuar përpjekjet e tyre për të krijuar pengesa për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.“Ky është një nga zjarret më të këqia në historinë e vendit”, tha shefi i Vina del Mar, Fernando Reseio, i cili ka pasur profesionin e zjarrfikësit prej 30 vjetësh.