Maqedoni
Kuvend, debati për vërshimet, sherr midis VMRO-së dhe LSDM-së
16.09.2016 18:13
Debati mbikëqyrës në Komisionin për bujqësi pranë Kuvendit republikan lidhur me dëgjimin e bartësve të funksioneve...

Debati mbikëqyrës në Komisionin për bujqësi pranë Kuvendit republikan lidhur me dëgjimin e bartësve të funksioneve që ishin të përfshirë drejtpërdrejtë në menaxhimin e krizës, të shkaktuar nga vërshimet e 6 gushtit, është kthyer në një përplasje të ashpër dhe mosmarrëveshje midis përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
Sherri ka plasur për mënyrën e shfrytëzimit të kohës së parashikuar për pyetje nga deputetët dhe përgjigje nga të ftuarit.
Mosmarrëveshjet kanë zgjatur me orë, ndërsa dy palët akuzuan njëra-tjetrën se nuk janë në gjendje të zhvillojnë debatin në favor të asaj se çfarë ka ndodhur dhe çfarë është bërë në terren.
“Gruevski, Todorv dhe Trajanovski. Kuadrat udhëheqëse të pushtetit të VMRO-DPMNE-së nëpër institucione sa të duan nuk do të mund të ikin nga përgjegjësia nga pasojat e rënda që shkaktuan vërshimet. Me atë që gjithë ditën po përpiqen që ta bllokojnë debatin e mbikëqyrës flet se deri ku shkon mospërgjegjësia e këtyre njerëzve. Pësuan foshnje. Vërshimet morën 23 jetë dhe ka dëme shumë të mëdha të cilat akoma askush nuk i kompenson. Kjo ndodhi sepse në shekullin XXI pjesë të qytetit nuk kanë kanalizime dhe një numër i madh i kanaleve nuk janë pastruar. Do të ikin apo jo, përgjegjësi do të ketë”,- deklaroi Petar Shilegov nga LSDM.
“Askush nga askush nuk frikohet, askush nga asgjë nuk ikë, përkundrazi, prania jonë flet mjaft se fillimisht jemi mjaft të vetëdijshëm për gjendjen dhe se jemi përgjegjës edhe si politikanë edhe si qytetarë ndaj bashkëqytetarëve tanë të cilët i kanë përjetuar të gjitha ato fatkeqësi më 6 gusht. Qëllimi ynë kryesor është që nëpërmjet këtij debati mbikëqyrës, nëpërmjet konkluzave që do të mund të miratohen, të ju ndihmojmë qytetarëve të rajonit të Shkupit”,- theksoi Lupço Dimovski nga Koalicioni VMRO-DPMNE.
Seanca është iniciuar nga deputetët e LSDM-së në Komisionin për bujqësi. Sipas planit, duhet të dëgjohen 30 ish-funksionarë, në mesin e të cilëve edhe katër ish-kryeministra, gjatë mandatit të të cilëve është ndërtuar qarkorja përreth Shkupit.
NAIM RAMADANI
