Maqedoni

VMRO-DPMNE: në kundërshtim me ligjin vetëm njësia 6

16.09.2016 18:41

VMRO-DPMNE ka konfirmuar se ka pranuar draft/variantet e BDI-së për balancim të njësive zgjedhore dhe sipas Ilia Dimovskit...

VMRO-DPMNE ka konfirmuar se ka pranuar draft/variantet e BDI-së për balancim të njësive zgjedhore dhe sipas Ilia Dimovskit nga kjo parti duhet harmonizuar vetëm ajo që është në kundërshtim me ligjin, që nënkupton gjetjen e një zgjidhjeje për uljen e numrit të votuesve në njësinë e 6 zgjedhore.

Për momentin vetëm njësia zgjedhore numër 6 ka për 0,28% më shumë votues nga ajo që është paraparë me ligj, që nuk është as 5 mijë votues.

“Mendoj se ajo që është jashtë ligjit duhet harmonizuar, ajo që është në kuadër të ligjit është harmonizuar me ligjin”,- deklaroi Dimovski.