Maqedoni
Rritet numri i thirrjeve në "Alo doktor" pas serisë së tërmeteve
16.09.2016 19:38
Javën e fundit pas serisë së tërmeteve në Shkup numri mesatar i thirrjeve në linjën "Alo doktor" është rritur për rreth 200...

Javën e fundit pas serisë së tërmeteve në Shkup numri mesatar i thirrjeve në linjën "Alo doktor" është rritur për rreth 200 dhe më së shpeshti kërkohet këshillë për mënyrën të cilën qytetarët mund ta qetësojnë panikën e shkaktuar nga dridhjet. Këtë sot në deklaratë për mediat e theksoi drejtoresha e Shtëpisë shëndetësore Shkup, Tatijana Baevska Buçkoviq.
"Qytetarët pyesin se si të qetësohen dhe çka të pijnë në kushte shtëpiake si terapi simptomatike. Kolegët dhanë këshilla se si të veprohet dhe u potencon se panika është armik në gjendje të tilla. Gjatë thirrjes zakonisht dëgjohen zëra të fëmijëve dhe për atë jepen këshilla se si të veprohet me ta, sepse ata e shohin reagimin e prindërve", tha Baevska Buçkoviq.
Ajo sqaroi se zakonisht në javë linja ka prej 1.200 deri në 1.500 thirrje, ndërsa këtë javë numri i tyre është rritur në 1.700.
Si shembull më karakteristik e theksoi shpëtimin e jetës së një alpinisti, i cili ishte kafshuar nga gjarpëri.
Ajo theksoi se një numër i madh i qytetarëve, të cilët kanë marrë ndihmë dhe këshillë përmes "Alo doktor" pastaj janë paraqitur që të falënderohen, ndërsa disa kanë pyetur se cili specialist është në telefon dhe parashtrojnë pyetje nga sfera e tij.
Baevska Buçkoviq informon se mbi 113 mijë qytetarë nga të gjitha moshat në dy vitet e fundit janë paraqitur në linjën "Alo doktor" për këshillë mjekësore dhe terapi simptomatike dhe kanë kërkuar këshilla nga mjekët për probleme të ndryshme. Më së shpeshti qytetarët janë paraqitur për temperaturë të rritur dhe shtypje të gjakut, por ka pasur edhe raste urgjente të cilët menjëherë janë dërguar në spital./mia
