Gjendja e rrugëve

17.09.2016 12:02

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata. Rrethrrotullimi Shkupi është lëshuar për qakullim në dy korsitë, por ka pjesë të rrugës të cilat janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të ketë kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.

LAMM njofton se më 13 shtator 2016 nga ora 12:00 në bazë të Kërkesës me nr 03­260 nga data 07.09.2016 nga Sinteks ­ Shkup, ndërsa në lidhje me Lejen e Miistrisë së Transportit dhe Lidhjeve nr. 11 ­ up ­ 119/4 nga data 09.08.2016 gjatë ndryshimit kohor të regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A1, aksi Veles­Katllanovë gjatë sanimit, vendosjes së sinjalizimit dhe shënimit të tunelit Strazha, është kryer ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A1, aksi Veles­Katllanovë menjëherë para tunelit Strazhë ku për komunikacion është mbyllur korsia e majtë (e shpejtë) ndërsa komunikacioni zhvillohet në korsinë e djathtë(të ngadaltë) për komunikacion, ndërsa në vetë tunelin komunikacioni zhvillohet nëpërmjet korsisë së majtë. Sigurimi dhe rregullimi i komunikacionit është kryer në pajtim me zgjidhjen e komunikacionit gjatë ndryshimit kohor të regjimit të komunikacionit me sinjalizim të përkohshëm të vendosur të komunikacionit.

Nga 25 gushti i vitit 2016 për shkak të rehabilitimit të rrugës shtetërore A1 ­ aksi "Kumanovë ­ udhëkryqi Milladinovcë" me vendosjen e sinajlizimit të komunikaiconit, ka filluar ndryshim i përkohshësm i komunikacionit me çfarë komunikacioni zhvillohet në korsinë e djathtë, ndërsa e korsia e majtë është e mbyllur për komunikacion. Nga firma ndërtimore SHA "Ilinden" ­ Strugë njoftojnë se në Rrugën shtetërore A3 aksin Resnjë ­­ Bukovë, janë duke u zbatuar punë ndërtimore, rehabilitim i aksit rrugor, të cilat është parapara të zgjasin deri në nëntor të vitit 2016.

Për shkak të kësaj, në aksin e theksuar zbatohet ndryshim i regjimit të komunikacionit i cili në pjesë të caktuara zhvillohet në një korsi për çarsye janë vendosur semaforë të cilët parashikojnë ngecje në komunikacion prej 3 deri në 5 minuta.

Aksi rrugor Shkup­Makedonski Brod përmes NP Jasen është lëshuar për komunikacion për automjete të lehta/automobila. NP "Rrugët e Maqedonisë" pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandon ngasje të kujdesshme në pjesën nga rruga në f. Blizanskë 500 metra pas urës së lumit Treska në gjatësi prej 50 metra.

Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" vazhdojnë të punojnë në lirimin e aksit rrugor për zhvillim normal të komunikacionit.

Nga firma ndërtimore Granit njoftojnë se më 20.06.2016 (e hënë) me fillim në orën 12:00 do të vendoset ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A3, udhëkryqi te f. Kadrifakovë udhëkryqi te f. Tre Çezmat. Rikahëzimi i komunikacionit është nëpërmjet rrugës rajonale P526.

Nga firma ndërtimore KEDING njoftojnë se në aksin rrugor Gostivar ­ Kërçovë në 2 km para qafës malore të Strazhës, për shkak të kryerjes së punimeve (sanim të urës) qarkullimi zhvillohet në një korsi. Është vendosur sinjalizim përkatës qarkullimi dhe sinjalizim me drita në rrugë. (mia.mk)