Panair sportiv në sheshin Filipi i Dytë
17.09.2016 12:12
Në sheshin Filipi i Dytë në Shkup sot do të mbahet Panairi sportiv...

Në sheshin Filipi i Dytë në Shkup sot do të mbahet Panairi sportiv në kuadër të Javës evropiane të sportit dhe me rastin e shënimit të "25 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë".
Në ngjarje do të marrin pjesë 25 federata nacionale të sportit sportistët e së cilëve do të demonstrojnë stërvitje prej sporteve të tyre.
Organizatorë të ngjarjes janë Agjencia për të rinj dhe sport, Lidhja e federatave të sportit të Maqedonisë dhe ministria e Arsimit dhe Shkencës. (mia.mk)
