Vozit drejtë, vozit shëndetshëm" ­ garë për mjete të pastra transportuese

17.09.2016 12:18

Në Shkup sot do të mbahet gara reviale "Vozit drejtë, vozit shëndetshëm" 2....

Në Shkup sot do të mbahet gara reviale "Vozit drejtë, vozit shëndetshëm" 2.

Gara ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për efektet pozitive nga përdorimi i mjeteve të pastra transportuese.

"Vozit drejtë, vozit shëndetshëm 2" do të zhvillohet në dy pjesë, garë reviale dhe argëtim. Gara do të fillojë në orën 17:00 nga parkun "Maqedonia" përballë Vero Taftalixhe, ndërsa caku është në hyrjen e parkut të Qytetit, prapa përmendores së Goce Dellçevit.

Për të gjithë pjesëmarrësit do të sigurohen materiale reprezentuese, ndërsa numrat e pjesëmarrësve do të marrin pjesë në tërheqjen e lotarisë shpërblyese, të pasur me shpërblime të vlefshme.

Organizuese e garës është "Stopanska banka" SHA­Shkup. Për shkak të garës, në periudh[n prej fillimit në orën 17:00 do të vendoset regjim i posaçëm në komunikacion përgjatë rrugëve "Jurij Gagarin", "Franklin Ruzvelt" dhe Bulevardit "Ilinden".

Për sigurinë dhe rregullimin e komunikacionit do të kujdeset SPB Shkup. (mia.mk)