Ministria e Financave e përgatiti buxhetin për vitin 2017

17.09.2016 12:30

Minovski tha se Ministria e Financave dhe Qeveria....

Minovski tha se Ministria e Financave dhe Qeveria kanë për obligim ta dorëzojnë propozim buxhetin deri te Kuvendi, ndërsa deputetëve u mbetet nëse do ta votojnë ose jo.

Theksoi edhe se ndarja e buxhetit deri vitin e ardhshëm është rekomandim i institucioneve financiare ndërkombëtare.

Zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov tha se është kundër sjelljes së buxhetit për vitin 2017 para zgjedhjeve dhe në vend të kësaj propozon që të zbatohet financimi i përkohshëm.

Kuvendi i Republëikës së Maqedonisë, sipas marrëveshjes politike për dalje nga kriza, duhet të shpërndahet më 12 tetor, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti. (mia.mk)