Pentagoni thotë se është vrarë “Ministri i Informacionit” i IS-it

17.09.2016 12:57

Pentagoni ka thënë se koalicioni që lufton kundër grupit militant Shteti Islamik...

Pentagoni ka thënë se koalicioni që lufton kundër grupit militant Shteti Islamik, ka vrarë një udhëheqë të lartë të këtij grupi, që njihet si “Ministër i Informacionit”. Ai është vrarë gjatë sulmeve ajrore javën e kaluar.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka deklaruar e Wa’il Adil Hasan Salman al-Fayad, gjithashtu i njohur si “Dr.Wa’il”, është vrarë në sulmet ajrore të 7 shtatorit, afër qytetit Raqqa në Siri.

“Wa’il ka mbikëqyrur prodhimin e videove propagandistike, ku shfaqeshin torturat e ekzekutimet e kryera të IS-it”, ka thënë Cook, duke e përshkruar atë si “një nga udhëheqësit më të lartë të IS-it” dhe një bashkëpunëtor të ngushtë të Ebu Muhamed el-Adnani, propagandistin e vrarë më 30 gusht.

Zyrtarët e SHBA-së “do të vazhdojnë të punojnë me partnerët e koalicionit për të ndërtuar momentum”, në fushatën kundër IS-it “deri në mposhtjen” e këtij grupi, ka thënë Cook. (REL)