Prishtinë, te kisha në kampusin e UP-së,policia arreston studentë protestues
Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë vendosur...

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë vendosur një pano në hyrjen e kishës ortodokse serbe që gjendet brenda kampusit universitar.
Në të shkruhet se si kjo kishë është ndërtuar në kohën e regjimit shovinist të Sllobodan Millosheviqit, duke uzurpuar hapësirën universitare.
Minuta para këtij aksioni, policia ka arrestuar disa studentë brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, të cilët po synonin vënien e një panoje afër kishës ortodokse serbe.
Ndërsa paraprakisht lideri i organizatës studentore për Studim, Kritikë dhe Veprim, Flamur Pireva ka mbajtur një fjalim ku ka theksuar se nuk do të lejohet kthimi i hijes së regjimit të Sllobodan Millosheviqit përmes asaj kishe.
“Ne i bëjmë thirrje rektorit dhe organieve të UP-së që menjëherë të reagojnë ndaj tendencave për ringjalljen e këtij objekti të ndërtuar gjatë kohës së sundimit fashist të Serbisë”.
“Ne nuk do të lejojmë që përmes kishës ortodokse serbe të na kthehet hija e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë”.
