Samiti në Bratislavë, BE-ja nuk është e përkryer, por instrument i vetëm që kemi
Në kryeqytetin sllovak, Bratislavë përfundoi samiti i 27 vendeve anëtare të BE-së...

Në kryeqytetin sllovak, Bratislavë përfundoi samiti i 27 vendeve anëtare të BE-së. Bashkimi Europian kërkon të dalë nga dara e krizës dhe grindjes së vazhdueshme. Samiti ngriti lart unitetin brenda unionit.
Brexit dhe grindja për politikën e refugjatëve si program, këtë fazë kërkon ta tejkalojë Bashkimi Europian dhe të fillojë një histori të re.
Të paktën kjo është deviza e samitit të 27 krerëve të sheteve dhe qeverive të BE-së pa Britaninë e Madhe të mbledhur të premten në Bratislavë për të diskutuar për të ardhmen e unionit. Në deklaratën e Bratislavës thuhet se „Jemi të vendosur që me 27 vende anëtare ta bëjmë BE një histori suksesi.
Bashkimi Europian nuk është perfekt, por ai është instrumenti më i mirë që kemi, për t’u përballur me sfidat“. Po ashtu në deklaratën përfundimtare theksohet se „kemi nevojë për BE-në, jo vetëm për të siguruar paqen dhe demokracinë, por edhe sigurinë e njerzëve tanë.“ Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel është treguar optimiste për të ardhmen e BE-së.
“Fryma e Bratislavës ishte një frymë e bashkëpunimit”, - tha Merkel në një dalje të përbashkët në Bratislavë me presidentin francez pas përfundimit të samitit.
Edhe krerë të tjerë të vendeve anëtare “kishin bindjen se kemi nevojë për ndjenjën e solidaritetit, ndenjën e bashkëpunimit. Dhe se ne punojmë mbi bazën e vlerave të përbashkëta”, deklaroi Merkel.
Ka pasur “konsultime të mira dhe konstruktive”, për qëllimët kryesore so përmirësimi i sigurisë së brendshme dhe të jashtme, luftimin e migracionit ilegal dhe shkaqet e eksodit masiv.
Në BE ka pasur ujdi edhe për bashkëpunim të zgjeruar në fushën e mbrojtjes.
