Jakimovski akuzon prokurorinë speciale: Zvrlevskin e zëvendësoi Karla Del Ponte nga Gjevgjelia

17.09.2016 17:06

Kryetari i Opsionit qytetar për Maqedoni, Stevço Jakimovski...

Kryetari i Opsionit qytetar për Maqedoni, Stevço Jakimovski deklaroi se PSP është krijesë e ombrellës së tradhtarëve vendor dhe është e krijuar në kundërshtim me Ligjin për gjyqësi, Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe vullnetit të shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

“D.m.th  për 3 muaj e gjysëm , Prokuroria Shtetërore Publike e drejtuar nga Zvrlevski dhe kolegët e tij i quajtëm si të paaftë dhe jo efikas dhe për llogarinë e tyre e sollëm Karla Del Ponte nga Gjevgjelia duke e ditur pre në fillim se e njëjta e ka praktikuar drejtësinë vetëm në Ligën e dytë jug. Për këtë arsye, raporti i saj është i mbushur me para të harxhuara për seminare, para të harxhuara për aftësim, para të harxhuara për udhëtime të shtrenjta jashtë, dhe para të harxhuara për profesor dhe ekspert të cilët kanë interpretuar të drejtën pozitive në domenin e PSP-së në ndjekjen e rregullativës së re juridike dhe raportin e saj ndaj Ligjit për prokurori publike për hetimin e veprave kriminale që kanë lidhje dhe kanë dal nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, njohja me vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të drejtave të njeriut” – deklaroi kryetari i OQM-së, Stevçe Jakimovski.