VMRO-DPMNE: LSDM dhe Janeva të ndalojnë të sillen me mediet si në ISIS

17.09.2016 18:02

VMRO-DPMNE dënon ashpër sulmet fizike...

VMRO-DPMNE dënon ashpër sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve të disa mediave nga ana e LSDM-së dhe bashkëpunëtorëve të Katica Janeva, deklaroi Vlatko Gjorcev, anëtar i Bordit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

“Është e turpshme që të porositën sulme fizike ndaj gazetarëve vetëm pse LSDM-së dhe Katica Janevës nuk po i pëlqen ajo që në mënyrë profesionale po e kryejnë punën e tyre. Ky është vetëm vazhdimësi e raportit të turpshëm të LSDM-së ndaj medieve të cilat në vazhdimësi përkujtuan për matricën totalitare të kësaj partie politike. Krimineli i aboluar Zoran Zaev dhe të gjitha mediet që nuk janë nën kontroll të tij t`i përcaktoje si armiq politik dhe ndaj tyre të drejtohet me një fjalor prej të cilit turpërohet secili qytetar i Republikës së Maqedonisë” – tha Vlatko Gjorçev nga VMRO–DPMNE.