Shilegov, në agjencinë e punësimit po punojnë punëtor në të zezë

17.09.2016 18:17

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov...

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov deklaroi se sipas raportit të revizorit në Agjencinë për punësim ka punëtor që nuk janë të lajmëruar, dhe kjo është në kundërshtim me ligjin.

“Ndodhemi përpara Agjencisë për punësim, Agjension ky që duhet të punësojë qytetarë të paraqitur. Ndërsa këtu punojnë persona të cilët nuk janë të paraqitur.Ja ku është raporti i revizorit i cili e dëshmon këtë. Nëse agjensioni për punësim punëson njerëz në të zezë, a thua çfar ndodh nëpër institucionet tjera shtetërore, cfar ndodh në subjektet tjera e tjera juridike. Kuadrot e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së i udhëheqin institucionet kundër ligjit ose i thyejn ligjet e të drejtës së  punës. Agjensioni për punësim jep një mesazh të rrezikshëm tëk punëdhënësit e tjerë në vend, se është e lejuar të punsohen qytetarët pa qenë të paraqitur” – tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.