Bashkim Selmani, faktori politik të ofrojë zgjidhje juridike
Balancimi i votuesve nëpër njësi zgjedhore...

Balancimi i votuesve nëpër njësi zgjedhore është një detyrim ligjorë i faktorit politik të përfaqësuar në Kuvend konsideron njohësi i rrethanave juridike Bashkim Selamni.
KSHZ ka bërë punën e saj sqaron Selmani tani duhet që kuvendi të zbatojë këtë obligimin mënyrë që të shmanget zbrastira juridike. Sipas tij nga kjo dukuri më e prekur është njësia e gjashtë zgjedhore.
“Realisht ka qenë një padrejtësi që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot dhe do të thotë që këtu më të prekur janë votuesit shqiptarë, dhe më të prekur janë votat e deputetëve shqiptarë të cilët do të përzgjidheshin me më shumë vota se sa në Maqedoninë Lindore. KShZ-ë e bëri n ligjore dhe tani i mbetet faktorit politik , dhe faktori politik detyrimisht duhet të pastrojë të njejtën për të patur zgjedhje reale dhe kredibile, në të kundërtën kjo është një zbrazëtirë juridike me të cilën nesër partitë politike mund të mos i pranojnë votat” – deklaroi analisti juridik, Bashkim Selmani.
Nëse faktori politik nuk e rregullon në formë juridike këtë çështje Selmani dyshon se mund të përdoret si alibi për të përkeqësuar situatën dhe zgjedhjet të mos zhvillohen në përputhje me Kodin Zgjedhorë dhe etik.
“Në rast se nuk do të preket mënyra e stabilizimit juridik të votuesve atëherë do të kenë mundësinë dhe alibin për përkeqësimin e situatës, dhe të mos jenë zgjedhjet reale, faktikisht të mos jenë ashtu siç e dëshiron mënyra e kodeksit etik dhe ligjorë. Kjo dë të jetë edhe një dëshmi se partitë politike maqedonase dhe shqiptare më tepër respektojnë kushtetutat e tyre të veprimit se sa Kushtetutën reale të Republikës së Maqedonisë” - deklaroi analisti juridik, Bashkim Selmani.
Sipas njoftimit të KShZ-së, vetëm njësia numër gjashtë tejkalon pragun ligjor mbi 5% nga mesatarja e numrit të votuesve. Ndërkaq edhe njësitë zgjedhore: dy, tre dhe katër janë brenda normave ligjore.
Por krahasuar me njësinë zgjedhore numër gjashtë, njësia zgjedhore numër tre ka më pak votues për 9.8%, ose rreth 30 mijë votues më pak. (Naim Ramadani, TVM2)
