Balancimi i votuesve, Sheqerinsaka: Lojë e pushtetit për tu larguar nga zgjedhjet

17.09.2016 19:50

Zëvendeskryetarja e LSDM-së Radmila Sheqeriska vlerson se balacimi i votuesve nëpër njësi zgjedhore është vetëm një mundësi e re për tu larguar partnerët e koalicionit nga zgjedhjet.

Zëvendeskryetarja e LSDM-së Radmila Sheqeriska vlerson se balacimi i votuesve nëpër njësi zgjedhore është vetëm një mundësi e re për tu larguar partnerët e koalicionit nga zgjedhjet.

Sipas Shqerinskës modeli më i mirë ishte Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore që nuk u mbështet nga tri partitë politike dhe kjo që po manifestohet tash, sipas saj është vetëm lojë ku njëra parti do të jetë e pa interesuar, ndërsa tjetra do të manifestoj gjoa se dëshiron zgjedhje ndërsa në thelb do të dojë ti shmange zgjedhjeve.

“Ligjet në Maqedoni duhet që të respektohen dhe ne do të përkrahim zgjidhje që nënkupton respektimin e kodit zgjedhor, megjithatë në këtë rrëmujë e cila është krijuar në kuzhinat e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, tërësisht të koordinuar, për t`u bërë pengesa për mbajtjen e zgjedhjeve dhe për t`u hapur mundësia për ikjen e tyre prej zgjedhjeve, tregoi se çfarë gabimi bënë tre partitë tjera politike që nuk e përkrahën idenë që Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore,” – deklaroi zëvendeskryetarja e LSDM –së, Radmila Sheqerinska.

Pavarëssisht komenteve të shumta për balancimin e votuesve nëpër njësi  deri tani në Kuvend nuk është dorzuar asnjë iniciativ për zgjidhjen e këtij problemi. (Rexhep Qamili, TVM2)