Mot me vranësira me shi afatshkurtër

18.09.2016 11:51

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me paraqitjen e shiut afatshkurtër dhe vetëtima të rralla në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit. Do të fryejë erë jugperëndimore e dobët deri në mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 18, ndërsa e ditës prej 18 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me paraqitjen e shiut afatshkurtër dhe vetëtima të rralla.

Do të fryejë erë jugperëndimore e dobët deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 28 gradë Celsius.

Indeksi UV do të ketë vlerë 6. (mia.mk)