Fillon “Festivali bluz dhe soul 2016”
Vokalisti amerikan i zhanreve soul dhe bluz...

Vokalisti amerikan i zhanreve soul dhe bluz, teri Evans, një nga bendet më të vjetra të bluzit në rajonin “Raw Hide”, kitaristi i bluz-rok, Billi Merziotis dhe njëri ndër kitaristët më atraktiv të rinj të skenës amerikane bluz-rok, Rajan Mek garvi do të marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të “Bluess&soul festival” që prej sot e deri më 21 shtator do të mbahet në Shkup.
Hapja bëhet në Siti holl, ndërsa festivali është në organizim të Drejtorisë për kulturë dhe art-Shkup.
Seleksionuesi programor. Vasja Ivanovski paralajmëroi se festivali ofron program interesant, të llojllojshëm dhe para së gjithash, siç tha, cilësor, ku çdo adhurues i kësaj muzike mund ta gjejë veten.
“Festivali feston 20 vite të ekzistimit dhe asnjë qytet në rajon nuk mund të lavdërohet me numër të madh festivalesh si Shkupi. Gjatë viteve të kaluara sollëm emra reprezentues nga skena muzikore botërore, prej të cilëve disa janë fitues të çmimeve Gremi, kështu që përjashtim nuk do të jetë as edicioni i sivjetmë i 21-të, rrëfimi i të cilit filloi në vitin e largët 1996”, - deklaroi Ivanovski.
Në festivalin e sivjetmë, për dallim nga edicionet e tjera, nuk ka interpretues nga Maqedonia.
Festivali mbështetet nga Minsitria e Kulturës, Qyteti i Shkupit dhe Ambasada amerikane në Shkup. (mia.mk)
