Personi që theri 8 vetë në SHBA i kishte pyetur viktimat nëse ishin myslimanë

18.09.2016 13:56

Personi i cili plagosi tetë persona gjatë një sulmi thikë...

Personi i cili plagosi tetë persona gjatë një sulmi thikë në një qendër tregtare në Minnesota, kishte pyetur të paktën dy nga viktimat, nëse ishte mysliman ose jo dhe kishte filluar të fliste duke iu referuar Allahut, thanë autoritetet.

Megjithatë shefi i policisë Blair Anderson nuk pranoi ta quante sulmin një akt terrorizmi, duke thënë se motivi nuk është ende e njohur, thotë “The Independent”.

“Ne do të marrim masa dhe për të marrë në fund të kësaj" – tha ai – Duke filluar nga nesër, gjërat nuk do të jenë njësoj këtu.”

Anderson tha se një polic i cili ndodhej jashtë detyrës kishte vrarë sulmuesin e paidentifikuar, i cili ishte i armatosur me një thikë dhe i veshur me një uniformë të forcave private të sigurisë.

Sulmi ka ndodhur në St Cloud, 110 km në veri-perëndim të Minneapolis, raporton “BBC”.

Dëshmitarët deklarojnë se sulmuesi ka bërtitiur “Allahu Ekbher”përpara se të vritej.

Zyrtarët e spitalit thonë se asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.