Filluan zgjedhjet parlamentare në Rusi
Në pjesën lindore të Rusisë sot në mëngjes janë hapur vendvotimet e para...

Në pjesën lindore të Rusisë sot në mëngjes janë hapur vendvotimet e para, me çka filluan zgjedhjet parlamentare në të cilat rusët do të votojnë për 450 deputetë në dhomën e poshtme (Dumën shtetërore).
Në zgjedhje pritet se do të fitojë Rusia e Bashkuar e cila i bashkon simpatizantët e presidentit rus, Vlladimir Putin.
Njëherësh do të mbahen edhe zgjedhje për autoritete rajonale dhe zgjedhje lokale, thekson “Rasha tudej”.
Të gjitha vendvotimet do të hapen prej orës 8.00 deri në orën 20:00 sipas kohës lokale.
Të drejtë vote kanë 111,6 milionë rusë, prej të cilëve rreth dy milionë jetojnë jashtë vendit.
Presidenti Putin, të enjten, ju bëri thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje të votojnë dhe ta shprehin qëndrimin e tyre.
