Pasdite pritet ftohje e motit
Rajoni ynë sot gradualisht futet nën ndikimin e aktivitetit ciklonik...

Rajoni ynë sot gradualisht futet nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe masës jostabile ajrore nga Mesdheu, e cila pasdite do të shkaktojë në disa vende destabilitet me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Më shumë reshje priten në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët perëndimore. Sasia e shtresës së ujit do të jetë mesatare.
Do të fryejë erë e dobët ndërsa pasdite kohë pas kohe erë e matur nga drejtimi jugperëndimor. Në Shkup nga fundi i ditës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile me reshje lokale të shiut dhe bubullima.
"Në rast të dukurisë së zbrazjeve elektrike rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrohet në vende të hapura dhe nën drunj të vetmuar. Të ndërmerren aktivitete adekuate për mbrojtje nga vërshimet", rekomandojnë nga DPHM.
Nesër do të mbisundojë mot me vranësira dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiur, të cilat vendevende do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima. Do të fryejë erë e matur përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.
Nga e marta nën ndikim të masës më të ftohtë ajrore nga veriu, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe erë të dobët deri me intensitet mesatar.
Do të fryejë erë mesatare, kohëpas kohe e përforcuar veriore, posaçërisht të martën. Temperaturat ditore do të shënojnë rënie dhe nga mesi i javës së ardhshme do të lëvizin prej 16 deri 22 gradë. (mia.mk)
