Shpërthim masiv në Barcelonë, 1 i vdekur 15 të plagosur
18.09.2016 15:32
Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur....

Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur në një shpërthim “të madh” në një bllok apartamentesh në Barcelonë, Spanjë, raporton “The Independent”.
Shpërthimi shkatërroi banesën e katit të dytë të një ndërtese banimi në “Premia de Mar”, një vendpushim bregdetar i cili ndodhet në lindje te kryeqytetit katalanas.
Aktualisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
