Neziri: Nga e hëna vazhdon mësimi, orët plotësohen

18.09.2016 16:21

Këshilltari në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri...

Këshilltari në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri u bënë thirrje drejtuesve të shkollave fillore dhe të mesme të cilat kanë shënuar humbje të orëve mësimore për shkak të mungesës së nxënsëve nëpër shkolla të përgadisin planet e tyre shtesë për plotësimin e orëve mësimore.

Neziri thotë se nga dita e hënë i gjithë procesi edukativo-arsimor duhet të vazhdojë si më herët dhe të mos ketë ndërprerje të mësimit, ndërsa planet për plotësimin e këtyre orëve të bëhen sa më parë.

“Drejtorët e shkollave të përgatisin një plan operativ në atë drejtim që të mbulohen ato orë të cilat janë parapara me ligj që duhet të mbahen. Aty drejtorët duhet  të planifikojnë nëse janë pas dite ti zëvendesoj orët e humbura para dite ose e kundërta pas dite ose eventualisht me një vendim të posaçëm ndoshta të këshillit të arsimtarëve mund ta bëjnë zëvendesimin e orëve ditëve të shtuna por obligim këtë punë me domosdo të plotësohen orët e humbura. Do të kisha apeluar  dhe është rekomandim drejtëpërsëdrejti të drejtorëve të shkollave që të bëjnë një plan operativ për plotësimin e orëve të humbura kur normalisht kjo duhet të jetë në kordinim me themeluesit e tyre, komunat” – tha Safet Neziri, këshilltar në MASH.

Neziri është i mendimit se është koha e duhur që institucionet arsimore të mendojnë për rikthimin e programeve të veçanta mësimore për ngritjen e vetëdijes së nxënësve për dukurit natyrore dhe për edukimin e tyre për mbrojtjen, sigurinë dhe veprimet të ndryshme në rast tërmetësh dhe vërshimesh. Sipas tij kjo është e relizueshme me ndryshimin e lëndëve egzistuese.      

“Është koha që të mendohet seriozisht duke filluar nga institucionet relevante në Maqedoni nga Byronë  e Zhvillimit të Arsimit nga MASH që të kenë parasysh të përgaditën ndoshta programe të reja përse jo edhe  në lëndet egzistuese me mësime ku do të njoftoheshin nxënësit drejtpërsëdrejti me këto ndryshime klimatike dhe levizjeve tektonike respektivisht tërmetet që do të mund  fëmijët gjeneratet e reja  të din të mbrohen nga reziqet eventuale të këtyre dukurive natyrore”  - deklaroi Safet Neziri, këshilltar në MASH.

Edhe pse nuk kishte njoftim zyrtar për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor shumë shkolla fillore, të mesme dhe kopshte gjatë kësaj jave nuk realizuan  mësim dhe punuan me orarë të përgjysmuar për shkak të frigës së prindërve t’i lëshojnë fëmijët të ndjekin mësim. (Rexhep Qamili, TVM2)