“Erazmus Plus” – sinonim i cilësisë së arsimit, Maqedonia vazhdon të jetë anëtare e plotë

18.09.2016 16:48

Rritet buxheti që do I jepet Maqedonisë përmes Erazmus plus

Rritet buxheti që do I jepet Maqedonisë përmes Erazmus plus programs së BE. Për vitin e ardhshëm janë paraparë të ndahen 6.25 miljon euro, që përbën shumën më të madhe që është ndarë nga ky program.

Sipas zv ministrit të arsimit Spiro Ristovski, ky program është shumë me rëndësi për shkak se kontibon në zhvillimin e arsimit të Maqedonisë.

“Përmes këtij program gjatë tre viteve të kaluara kemi shfrytëzuar rreth 11.5 mioljon euro. Buxheti të cilin do ta kemi në dispozicion për vitin e ardhshëm është praktikisht më I lartë deri më tani,  iznesuva 6.25 miljon euro, që është  buxhet më I lartë për 77.5%, në krahasim me vitin 2014, kur ishte 3.5 miljon euro” – tha zv.ministri i arsimit, Spiro Ristovski.

Këtë vit përmes këtij program I cili ka për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e arsimit, rinisë dhe sportit,Maqedonia ka në dispozicion rreth 5 miljon euro dhe pritet që të shfrytëzohen rreth 97% të këtyre mjeteve

“Pjesa më e madhe e buxhetit tani për tani shfrytëzohet  për arsim profesional dhe trajnime si dhe arsim të lartë, gjegjësisht universitetet shtetërore dhe private janë aplikues më të mëdhenj ndërsa pas tyre shkollat e mesme profesionale” – tha drejtori i Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Darko Dimitrov.

Dimitrov gjithashtu informoi se është duke u zhvilluar nënshkrim I marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Agjencisë Nacionale, me çka do të sigurohen 375.160 euro shtesë për ndarjen e 19 granteve për shkolla. (Ersan Pajaziti, TVM2)