Prezantim i teknologjive inovative në kulturë
Ngjarja ka për qëllim që t'i afrojë teknologjinë, sipërmarrësinë dhe kulturën deri te studentët e shkencave informatike dhe të inxhinierisë kompjuterike, sipërmarrësit e vegjël, start-ap kompanitë dhe përfaqësuesit e institucioneve kulturore në Maqedoni…….

Këshilli britanik dhe Fakulteti për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK) nga Shkupi sot organizojnë prezantim për teknologjitë inovative në kulturë "KulTIP-kulturë", teknologji, inovacione dhe sipërmarrësi".
Ngjarja ka për qëllim që t'i afrojë teknologjinë, sipërmarrësinë dhe kulturën deri te studentët e shkencave informatike dhe të inxhinierisë kompjuterike, sipërmarrësit e vegjël, start-ap kompanitë dhe përfaqësuesit e institucioneve kulturore në Maqedoni.
Në ngjarjen, që do të mbahet në amfiteatrin e Fakultetit teknologjik-metalurgjik në Shkup, do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve kulturore, sipërmarrës të rinj, start-ap kompani dhe studentë, të cilët merren me zhvillimin e softuerit, aplikacioneve mobile dhe mediave digjitale.
Është parashikuar fjalim i ekspertëve nga Britania e Madhe, të cilët do t'i ndajnë përvojat me kolegët nga Maqedonia në formën e prezantimeve dhe diskutimeve.
