Vërshimet dhe tërmeti i lanë pa shtëpi, ndihmoni në: 070 463 727
Po bëhen gati dy muaj familjet në rajonet e përmbytura...

Po bëhen gati dy muaj familjet në rajonet e përmbytura nga vërrshimet vazhdojnë të mbeten në mëshirën e fatit sepse institucionet shtëtërore ende nuk kanë ndërhyrë për të zbutur gjendjen e banorëve.
Shumica prej tyre nuk i kanë marrë as 30.000 denarët e premtuara nga Ministria e Financave, njëra prej tyre është edhe familje Iseni, e cila mbeti pa shtëpi si shumë familje të tjera. Shtëpia pësoi plasaritje nga vërshhimet por u rrëzua e tëra nga tërmeti i cili goditi Shkupin para një jave.
“Vërshimet e bënë të veten por edhe tërmeti si ra kjo ra krejt, tash për me jetu nuk është kjo. Tërmeti kret e fshini krejt e rrëzoj. Vërrshimet e rrëzunë këtë pjes tash tërmeti para një jave e rrëzoj edhe këtë anë të murit edhe atë anë. Kurrgjo ska pi shtetit qe edhe ato 30.000 denar shkoj nëpër banka thojnë s’ka, vetëm një komision cka ka ardhë tretën ditë të vërrshimit tjetër gjë nuk ka” – tha kryefamiljari, Bunjamin Isani.
Kjo familje jetën e kalojnë në ankth duke pritur t’I largojnë edhe prej konviktit studentorë, edhe pse familjarët ua kanë hapur dyert, ata ndjehen pengesë dhe barrë për të qëndruar një kohë të gjatë.
“Momentalisht jam tu nejt në konvikt se sa rrimë nuk e dimë edhe ne, njiher na thone dy muje nji her na thojne 6 mujë. Mirë jemi tu nejt aty 5 antërë dhe një dhome e kemi, me bashkëshorten dhe tre fëmijet, do rrimë deri sa të na thojnë ato masandej e shohim. Boll kemi nejt nëpër familjarët pastaj shkum në konvikt sepse sun I bohemi barrë kurrkuj edhe ato janë me familjet e veta ngusht” – thotë Bunjamin Isani.
Ky prind, fëmijet i ka nxënës shembullorë dhe të shkëlqyeshëm në mësime dhe thotë se do të sakrifikoj veten që fëmijët të kenë të ardhme më të mirë.
“Mundohemi punojmë, por nuk del sa për nji idare sa për me rrnu qaty puno e ha. Qaq për me ndeq shtëpi nuk mbërrin, për me ndreq shtëpi duhet me pas bajagi. Fëmijët i kam nëpër shkolla të mesme të dy të mëdhojt i kam të voglën e kam 9 vjecare. Edhe ata hakatin thojnë babi të punojmë edhe na, qysh me i lanë me i qit në punë kurse shkollën do ta hupin krejt. Smuj me jau nal shkollën barem atë shkollë e kanë të mirë, mësojnë nuk du të ua hupi shkollën ma mire vetë po hakati sa te kem mundësi vetëm ata ne të shkollohen çka ka nevoj për ata do ti bëj krejt” – shprehet Bunjamin Isani.
Ai si të gjithë familjet e tjera të goditura nga fatëkeqësit e fundit natyrore kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejt nga ana e shtetit sepse dimri do ti gjenë pa streh mbi kokë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
