Maqedoni

RDK apel Gjykatës Kushtetuese: Deklarim për PSP-në para shpërbërjes së Kuvendit

19.09.2016 14:25

Rilindja Demokratike Kombëtare i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtuese të deklarohet rreth Prokurorisë Speciale para shpërbërjes së Parlamentit të paraparë për 12 tetor...

Sipas RDK-së, nëse Kushtetuesja nuk deklarohet shpejt rreth kësaj çështje, nuk do të ketë organ tjetër që do të mund të respektojë Marrëveshjen e Përzhinës për krijimin e sërishëm të PSP-së brenda pesë ditëve.

Një vendim i tillë jo vetëm që do të anulonte zgjedhjet e parapara për më 11 dhjetor, por do të shkaktonte krizë shtesë në vend.

RDK kërkon që zgjedhjet të kushtëzohen detyrimisht me punën dhe fuqizimin e Prokurorisë Speciale, pasi çdo tentativë për të abroguar Ligjin për PSP-në nga ana e Gjykatës Kushtetuese me automatizëm do të vë në dyshim mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor të këtij viti.

Partitë politike duhet me çdo kusht të insistojnë që Gjykata Kushtetuese të prononcohet sa më shpejt që është e mundshme e të mos lejojnë lojëra me pasoja të rënda për vendin, thonë nga RDK.