KULTURË
“Agnus Dei” e çon në 37 numrin e prezantimit në festivale ndërkombëtare
14.04.2014 12:32
Regjisori Agim Sopi së fundi ka marrë ftesë për ta çuar filmin në një festival në Uells, një tjetër në Argjentinë, në Itali, Buenos Aires dhe në Arizonë……….

Listës së festivaleve në të cilat është shpalosur rrëfimi i filmit kosovar “Agnus Dei” i janë shtuar edhe pesë sosh.
Regjisori Agim Sopi së fundi ka marrë ftesë për ta çuar filmin në një festival në Uells, një tjetër në Argjentinë, në Itali, Buenos Aires dhe në Arizonë.
Përzgjedhja edhe në pesë festivale filmi e ka çuar në 37 numrin e festivaleve ndërkombëtare, në të cilat është shfaqur filmi, që pasqyron marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve në kohën kur ishin armiqësore.
Në të pesë këto festivale “Agnus Dei” është pjesë e konkurrencës zyrtare.
