Gjykata pa termine për rastet e Speciales, PSP kërkon edhe zgjatjen e arrestit për Talevskin
Edhe pse Prokuroria Speciale Publike pret që Gjykata....

Edhe pse Prokuroria Speciale Publike pret që Gjykata në afat prej tetë ditëve të caktojë gjykimet për dy rastet e ngritura, nga Gjykata Themelore Shkupi 1 thonë se nuk kanë afate të vërtetuara formalisht për caktimin e diskutimeve kryesore.
Dy propozimet e Prokurorisë në pajtueshmëri me sistemin elektronik të shpërndarjes iu janë caktuar dy gjykatësve nga Gjykata Penale për procedurë të mëtutjeshme.
Nga Gjykata vërtetuan se bëhet fjalë për procedura të shpejtuara, të cilat mund të realizohen në bazë të një propozimi të Prokurorisë ose të padisë private dhe në këto raste është paraparë dënimi në para ose dënimi me burg prej pesë viteve. PSP, ndërkohë, ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e arrestit shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vladimir Taleskin.
Zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristovska, konfirmon se deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 të premten është dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vladimir Taleskin.
“Tani presim të shohim çfarë do të ndodhë”- shton Ristovska.
Kjo është kërkesa e tretë e PSP-së për vazhdimin e arrestit i cili skadon sot. Kryetarit të Komunës Manastir iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak më 16 qershor, e më pas iu vazhdua më 21 korrik, me kërkesë të PSP-së.
Taleski është i dyshuari i parë në rastin “Transportuesi”, për të cilin PSP e ngarkon për keqpërdorim të mjeteve lidhur me transportin e nxënësve në vlerë prej 360 mijë euro.
