Maqedoni

Nxënësit kthehen në shkollë pas tërmetit, çerdhet “Borëbardha” dhe “11 tetori” nuk punojnë

19.09.2016 16:38

Shkollat e Shkupit sot iu kthyen normales, pasi nxënësit iu kthyen mësimit...

Javën e kaluar për shkak të dridhjeve të tokës në disa shkolla nuk u zhvillua mësim fare, ndërsa disa të tjera zhvilluan mësim me orar të shkurtuar prej tre orësh.
 
Orët e humbura do të kompensohen, kanë bërë të ditur nga Ministria e Arsimit. Dridhjet e tokës gjithashtu shkaktuan edhe dëme në disa shkolla dhe çerdhe, të cilat, sipas kompetentëve, do të sanohen shpejtë. Më të dëmtuara ishin çerdhja “11 tetori” dhe “Borëbardha”, të cilat aktualisht nuk punojnë.
 
Nga Drejtoria e çerdhes “11 tetori” thonë se fëmijët do të transferohen tek çerdhja nË shkollën “Panajot Ginovsk”i në Butel.
 
Njëherit nga kjo çerdhe apelojnë që prindërit, të cilët kanë mundësi të kujdesen, t’i mbajnë fëmijët në shtëpi, sepse numri i fëmijëve në këtë objekt është i kufizuar.
 
Nga Ministria për Punë dhe Politik Sociale thonë se kanë siguruar mjetet për renovimin e objekteve shkollore të dëmtuara nga tërmeti. 
 
“Kërkuam të marrin raportin nga Instituti për tërmete, i cili edhe ka bërë hetimin në çerdhe dhe ka konstatuar dëmtime serioze në vetë objektin, që duhet të rinovohet, ndërkohë Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka siguruat mjete dhe nga dita e sotme do të fillojmë procedurën për të gjetur investitorin që duhet të sanojë çerdhen”,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenska.
 
Për gjendjen në çerdhet tjera të Shkupit drejtuesit e tyre nuk kishin gatishmëri që të prononcohen sot para kamerës tonë.  
 
REJHANE BUSHI-METAJ