Shfrytëzohen burimet natyrore të ujit në Dibër
Sot në fshatin Gajre të Dibrës...

Sot në fshatin Gajre të Dibrës, në mënyrë solemne u bë hapja e fabrikës për mbushjen dhe paketimin e ujit për pije “Maja”.
Për këtë fabrikë me një sipërfaqe prej 4 mijë metër katrorë janë investuar 14 milion euro. Përfaqësuesi i kësaj fabrike, Kujtim Deari, njoftoi se bëhet fjalë për grinfilld investim të jashtëm nga Kroacia, nga Mali Loshinj, me pronarë Dashmir Abdiun nga Maqedonia dhe kroatin Branimir Koiç, të cilët për arsye të natyrës së pastë në fshatin Gajre vendosën të ndërtojnë këtë fabrikë.
Gjatë hapjes solemne, përkrah autoriteteve qendrore e atyre lokale, bashkë me korrin diplomatik merrte pjesë edhe ambasadorja e Kroacisë në Republikën e Maqedonisë.
Fabrika “Maja” për mbushjen dhe paketimin e ujit për pijë ka kapacitet që për një ndërrim pune tetëorësh të prodhojë 200 mijë litra ujë për pije, fillimisht në të janë inkuadruar 25 punonjës dhe duke u rritur kapacitetet pritet të rritet edhe numri i të punësuarve. (Atli Dema, TVM2)
