Eksplodimi në Nju Jork, i dyshuar një afgan me shtetësi amerikane
Një shtetas amerikan me origjinë afgane...

Një shtetas amerikan me origjinë afgane është i dyshuar lidhur me shpërthimin në Nju Jorkut, ku u plagosën këtë fundjavë 29 persona.
Bëhet fjalë për 28-vjeçarin e identifikuar si Ahmad Khan Rahami.
Hetuesit amerikan po përpiqen të zbulojnë nëse episodet tronditëse kanë lidhje mes tyre, pasi orët e fundit, forcat e policisë gjetën në Nju Xhersi edhe një tjetër pako të dyshimtë me disa mekanizma të lidhura mes tyre me fije, por edhe me atentatin e Minnesotës të marrë përsipër nga ISIS.
Sa i përket pakos në Nju Xhersi, dy persona e kishin parë çantën, nga ku dilnin disa tuba të hollë e fije, dhe kishin lajmëruar policinë.
Policia përmes një roboti u përpoq të shihte çfarë përmbante brenda çanta, por në momentin që është tentuar hapja e saj pati një shpërthim.
Nga incidenti nuk pati asnjë të plagosur, por frika mbetet e madhe. Si bomba që shpërtheu në lagjen “Chelsea” të Manhattanit, ashtu dhe ajo e gjetur disa blloqemë tej, përbëheshin nga tenxhere presioni të mbushura me eksploziv dhe copëza metalike, të ngjashme me bombat e përdorura gjatë sulmit të vitit 2013, gjatë Maratonës së Bostonit.
Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm në Nju Jork, ku priten të mbërrijnë një sërë udhëheqësish botërorë për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
