Qyteti i Shkupit, përplasje rreth mjeteve për kompensimin e dëmeve nga vërshimet

19.09.2016 18:29

Rebalanci i buxhetit të Qytetit të Shkupit...

Rebalanci i buxhetit të Qytetit të Shkupit, i cili realizohet për të ndihmuar të dëmtuarit në përmbytjet e fundit në Shkup, kaloi me përplasje mes këshilltarit të LSDM-së, Damjan Mançevskit, dhe kryetarit të qytetit të Shkupit, Koce Trajanovskit.

Mançevski kundërshton rebalancin e buxhetit, sepse po shkurton para nga sektorët që janë më të nevojshme për qytetarët e vendit, e as një qindarkë e vetme nuk është marrë nga buxheti i dedikuar për fasadat barok dhe rikonstruimi i këtyre fasadave.

“Nga shkurtimi i përgjithshëm në buxhet, i cili është rreth afro 402 milion denarë, rreth 330 milionë shkurtohen, janë të sektorit për planifikim hapësinor. D.m.th. shkurtimi më i madh është nga ky sektor, që, sipas meje, është esencial në pjesën e projekteve infrastrukturore, ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve, pra ajo që është punë themelore e Qytetit të Shkupit. Megjithatë, as edhe një denarë nuk shkurtohet”,- deklaroi Damjan Mançevski nga LSDM.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, gjatë replikës së tij në asnjë moment nuk u përgjigj se pse nuk po shkurtohen para nga buxheti i dedikuar për fasadat bark.

“Zotëri Mançevski, edhe juve mund të ju thotë ndokush se keni marrë urdhër për të folur kështu, por unë asnjëherë nuk do ua them këtë, sepse mendoj që flet në bazë të qëndrimeve personale. Në kohën  që keni qenë ju, keni ndërtuar kanalizimin fekal pa dalje në Inxhikovë dhe ju tani flitni për porosi”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Ndërkohë, para rebalancit të buxhetit, këshilltari i PDSh-së, Idriz Orana, propozoi pesë amendamente prej të cilëve u pranuan vetëm dy. Orana akuzoi se nga buxheti i qytetit të Shkupit shumë pak para ndahen për zonat e banuara me shqiptar. 

“Për fat të keq, nuk dua të jap konotacion nacional dhe të irritoj, por me të vërtetë si në kohën e komunizmit, si në kohën e ”pluralizmit”, këto janë lënë jetimë dhe në këtë pjesë aspak nuk investohet, dhe këto qytetarë diskriminohen, dhe për atë arsye mendoj se përveç që nuk është investuar asnjë cent, ne i kemi zmadhuar për pagesën e faturave të ujit. Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” e ka rritur çmimin e shërbimeve 100%, nëse ka qenë 5 denarë, e ka bërë 10 denarë, me arsyetimin se do t’i ndërrojë gypat e vjetra më shumë se 50 vite”,- theksoi këshilltari i PDSh-së në Qytetin e Shkupit, Idriz Orana. (Sanije Duraku, TVM2)