Humbja e dytë shokuese për Merkelin

19.09.2016 19:41

Nga Berlini, partia e Kancelares gjermane, Angela Merkel..

Nga Berlini, partia e Kancelares gjermane Angela Merkel ka marrë një ndëshkim historik në zgjedhjet shtetërore të së dielës, një këmbanë alarmi apo një sinjal për “zgjim”, pas politikës së dyerve të hapura ndaj refugjatëve dhe emigrantëve ilegalë.

CDU-ja ka mbetur jashtë koalicionit qeveritar të këtij shteti, të cilin deri dje e formonin me socialdemokratët e qendrës së majtë.

Partia antiemigracion e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë - AFD,  ka siguruar një tjetër triumf dhe do të hyjë në Parlamentin shtetëror për herë të parë. Popullariteti i Merkelit ka rënë ndjeshëm që prej vendimit të vitit të kaluar, kur lejoi më shumë se një milion emigrantë të hynin në Gjermani.

Rezultati i CDU-së prej 17.6% të votave rezulton të jetë edhe më i dobëti i marrë ndonjëherë në histori në Berlin.

Kjo është edhe goditja e dytë elektorale për partinë e Merkelit brenda dy javësh, pasi fillimisht u zbrit në vendin e tretë në fillim të këtij muaji. AFD-ja pritet të përfaqësohet tashmë në 10 nga 16 parlamentet shtetërore në Gjermani.