Maqedoni

Mot me vranësira dhe me erë

20.09.2016 09:05

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje lokale të shiut, të cilat do jenë më të fuqishme në pjesët perëndimore të vendit...

Përgjatë ditës do të ketë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende do të tejkalojë mbi 50 km/h.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në interval prej 8 deri 15 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri në 26 gradë.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe relativisht i freskët me vranësira të vogla deri mesatare, si dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. 
 
Temperatura e mëgjesit do të ulet deri 11 gradë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri 22 gradë celsius.
 
UV indeksi do të ketë vlerë 5.
 
Moti nesër do të jetë vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me kushte për reshje lokale të shiut, ndërsa do të fryjë erë mesatare herë herë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor./Mia