Atl.Madridi fiton, por e humb Diego Kostan
Sulmuesi i naturalizuar spanjoll u lëndua në minutuën e 84-të kur në tentativë për të shënuar gol, pasi bëri një gjë të tillë me gjurin e këmbës së majtë qëlloi shtyllën pingule, duke mos arritur më për të vazhduar ndeshjen………..

Fitorja 0:2 e Atletiko Madridit ndaj Getafes, ka rënë nën hijen e lëndimit të rëndë të sulmueist më të mirë të “jorganxhinjëve”, Diego KOSTA.
Sulmuesi i naturalizuar spanjoll u lëndua në minutuën e 84-të kur në tentativë për të shënuar gol, pasi bëri një gjë të tillë me gjurin e këmbës së majtë qëlloi shtyllën pingule, duke mos arritur më për të vazhduar ndeshjen.
Sipas asaj që u pa nga reagimi i bashkëlojtarëve të tij, por edhe fytyra e vetë futbollistit bëhet fjalë për një lëndim më të rëndë, që me siguri do të largojë atë nga fushat e futbollit për një kohë më të gjatë.
Ai nga fusha e futbollit u largua me lot në sy, ndërsa se sa kohë do të mungojë atë presim ta mësojmë vetëm pas kontrollimeve mjekësore. Ky lajm është një goditje e rëndë për trajnerin Diego Simeone, duke pasur parasysh se skuadrën e tij e pret një luftë e fortë për titullin e kampionit në Spanjë, por gjithashtu edhe lufta për të kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku për të bërë një gjë të tillë do të duhet të mënjanojë Çelzin. (infOSport.mk)