Botë

Mister shkaqet - Libi, rrëmbehen dy shtetas italianë

20.09.2016 12:02

Dy shtetas italianë janë rrëmbyer në jug të Libisë. Informacioni është shpërndarë nga Ministria e Jashtme italiane....

Dy shtetas italianë janë rrëmbyer në jug të Libisë. Informacioni është shpërndarë nga Ministria e Jashtme italiane e cila konfirmon se “situata e rrëmbimit të tyre është mjaft delikate e po bashkëpunon me autoritetet  për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.”
 
Dy shtetasit italianë të rrëmbyer janë Bruno Cacace 56 vjec e Danilo Calonego 66 vjc të cilët punonin për një shoqëri italiane mirëmbajtjeje në aeroportin Chat të Libisë. Kjo shoqëri italaine operon prej 10 vitesh në Libi me aktivitet në Fushën e inxhinierisë civile e me seli qëndrore në Tripoli.
 
Qyteti i Chat, ku u rrëmbyen dhe dy shtetasit italianë ndodhen nën kontrollin e qeverisë së bashkimit kombëtar të drejtuar nga El-Serraj e gjeografikisht në kufi me Algjerinë.
 
Sipas mediave vendase së bashku me 2 italianët është rrëmbyer dhe një shtetas kanadaz. Rrëmbimi është kryer nga një grup personash me fytyrë të mbuluar në bordin e dy automjeteve të cilët kanë hapur zjarr kundër makinës së punëtorëve italianë.
 
Ende nuk dihen arsyet e këtij rrëmbimi nëse është vepër e një grupi terrorist apo kryer me qëllim përfitimi parash.
 
Ministria e Jashtme italaine fton të gjitha mediat të jenë të kujdeshëm në shpërndarjen e informacioneve pasi situata është mjaft delikate./Oranews