Botë

Nju Jork, nis punimet Asambleja e 71 e OKB-së

20.09.2016 12:24

Udhëheqësit botërorë mblidhen sot në Nju Jork për Asamblenë e 71-të vjetore të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara...

Njëqindetridhjetepesë udhëheqës të shteteve dhe qeverive dhe dhjetëra ministra do të zhvillojnë takime deri më 26 shtator.

Në agjendë janë krizat globale, si: konflikti në Siri, sulmet e ekstremistëve islamikë dhe zhvendosja e miliona njerëzve nga luftimet dhe varfëria.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do t’i adresohen Asamblesë sot për herë të fundit.

Në Nju Jork ndodhet edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili ka realizuar edhe një takim me kryetarin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

Shumë udhëheqës botërorë janë mbledhur një ditë më herët për të ndjekur një Samit të OKB-së për refugjatët dhe migrantët.

Në këtë Samit është miratuar deklarata për sigurimin e një përgjigjeje më të koordinuar dhe më humane për 65.3 milionë njerëzit e zhvendosur.