Oda e Ndërtimtarëve, “Korsi të shpejtë” për investitorët në Kadastër

20.09.2016 16:38

Oda e Ndërtimtarëve, që është pjesë e lidhjes së odave tregtare të Maqedonisë...

Oda e Ndërtimtarëve, që është pjesë e lidhjes së odave tregtare të Maqedonisë, kërkon procedurë të përshpejtuar për investitorët gjatë përdorimit të shërbimeve nga Kadastra, si dhe hapjen e sporteleve të veçanta për personat juridikë dhe fizikë.

Sipas kryetarit të Odes së Ndërtimit, kjo do të reduktonte procedurat administrative dhe do të shkurtonte kohëzgjatjen e ciklit investues. Kadastra është e gatshme të bashkëpunojë dhe grupet e punës duhet të konfirmojnë se ku ka ngecje në procesin e dërgimin të lëndëve në Kadastër dhe se a duhet të bëhen trajnime shtesë.

“Procedura për implementimin e "Korsisë së shpejtë" do të jetë një stimul shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të kompanive vendore të ndërtimit, por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja”,- deklaroi kryetari i Odës së Ndërtimtarëve, Robert Hot.

“Ne duhet të ulemi, t’i shohim të gjitha parametrat, pastaj t’i shqyrtojmë dhe të gjejmë një zgjidhja më efikase. Si Kadastër jemi të gatshëm për të bashkëpunuar, të gjitha idetë t’i pranojmë dhe t’i zbatomë në mënyrë që të kemi një bashkëpunim edhe më të mirë”,- theksoi drejtori i Kadastrës, Sllavçe Tërpevski.

Kompanitë e ndërtimit pritet të jenë përdoruesit më të mëdhenj të regjistrit për tokë ndërtimore, i cili do të jetë funksional nga muaji i ardhshëm. Në të  duhet të përfshihen të gjitha planet urbanistike, ndërsa qytetarët dhe kompanitë do të jetë në gjendje për ta shqyrtuar planin dhe të kërkojnë vende të lira për ndërtim. (Gazmend Kurtishi, TVM2)