Maqedoni
LR- PDSh për njësitë zgjedhore: Duan të minimizojnë votën e shqiptarëve
20.09.2016 16:41
LR-PDSh e quan debat fars dhe të rrejshëm debatin për numrin e votuesve në njësitë zgjedhore...

Kreu i saj, Zijadin Sela, thotë ky debat është njësoj si bisedimet në Përzhinë që rezultuan me një “gjueti shtrigash” ndaj shqiptarëve.
“Qëllimi është të minimizohet dhe majorizohet vota e shqiptarëve... Në qoftë se krahasojmë të gjitha njësitë zgjedhore, sidomos ato me shumicë shqiptare, ka një diferencë prej çdo njësie zgjedhore që varion prej 10.000 deri në 30.000 votues. Atëherë edhe ne në këtë debat, në këtë krizë, që nisi me numrat e votuesve, duam edhe një herë publikisht të gjithë aktorëve politik, të involvuar në këtë proces, të ju themi një porosi: Hiqni votuesit fiktiv, ndërsa njerëz fiktiv në Maqedoni nuk janë shqiptarët, por janë votuesit që i ka shfrytëzuar VMRO-DPMNE, e të cilët janë maqedonas”,- deklaroi kryetari i LR-PDSh-së, Zijadin Sela.
LR-PDSh kërkon që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore në mënyrë që të marrë fuqinë dhe votën e çdo qytetari të Maqedonisë.
GYLTENE SINANI
