NBA: Indiana nuk ka të ndalur
Miqtë nga Oklahoma udhëtuan në udhetimin e “Bankers Life Fieldhouse” për të blinduar vendin e dytë në perëndim duke e nisur takimin me një ritëm të lartë…..
Lance Stephenson zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të sezonit në përballjen mes Indiana Pacers dhe Oklahoma City Thunder për t’i dhuruar ekipit nga Indianapolis fitoren që e mban në vendin e parë të konferencës së lindjes.
Miqtë nga Oklahoma udhëtuan në udhetimin e “Bankers Life Fieldhouse” për të blinduar vendin e dytë në perëndim duke e nisur takimin me një ritëm të lartë.
Ishte C.J. Watson ai që shënoi një 3 pikësh duke kaluar në epersi 22-21 Indianan në fundin e periudhës së parë, ndërsa Luis Scola zgjeroi diferencën edhe më shumë gjatë periudhës së dytë. Nga ana tjetër, Kevin Durant dhe Serge Ibaka e shtynë Oklahoman sërish drejt sulmit për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 47-45.
Avantazhi i vendasve ui zgjerua sërish në fundin e periudhës së tretë por Oklahoma regjistroi një avantazh parcial 12-2 duke treguar se ishte ende në lojë. Paul George u kundërpërgjigj për vendasit me një 3 pikësh dhe të njëjtën gjë bëri edhe Stephenson, duke vendosur përfundimisht diktatin e Indianas në parket me rezultatin final 102-97.
Me këtë sukses, Pacers kryesojnë konferencën e lindjes me 55 fitore dhe 26 humbje duke lënë pas Miami Heat.
Në takimet e tjera, Toronto fitoi në udhetimin e Detroit 116-107, Brooklyn triumfoi ndaj Orlandos 97-88, Chicago ra në fushën e New York 100-89, Portland shënoi 119 pikë përkundrejt 117 të Golden State, Sacramento mposhti Minesotan 106-103 dhe Los Angeles Lakers nuk rezistoi as në përballjen me Memhis duke u mundur 90-102.